Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESituata pezull e Ronaldos te United, portugezi nuk paraqitet në stërvitje me...

Situata pezull e Ronaldos te United, portugezi nuk paraqitet në stërvitje me djajtë

E ardhmja e Cristiano Ronaldo te Manchester United vazhdon të ngelet pezull, pasi sulmuesi portugez ka shprehur dëshirën të largohet nga djajtë pasi kërkon të luajë në Champions League.

E teksa CR7 nuk e ka të vendosur akoma të ardhmen e tij, skuadra angleze ka vazhduar stërvitjen, teksa ylli i kombëtares portugeze nuk është paraqitur në stërvitje për “arsye familjare”.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të paraqitet në stërvitje.

Lojtari 37-vjeçar po e kërkon largimin nga “Old Trafford”, ndërsa arsyeja e tij për të mos marrë pjesë në seancë stërvitore është për arsye familjare.

Chelsea, Bayern Munich dhe Napoli, thuhet se po i shikojnë mundësitë për transferimin e Ronaldos në këtë afat.

Madje, u raportua para pak ditësh se pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly është takuar me agjentin e CR7, Jorge Mendes, për të planifikuar një kalim të lojtarit në “Stamford Bridge”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments