Një situatë jo e mirë te Vllaznia pak ditë më parë. Shkodranët u mposhtën 1-2 nga Bylis në shtëpi dhe humbën pas disa muajsh vendin e parë. Në media ditën e premte u përfol se Vllaznia kishte shkarkuar trajnerin Brdariç, por të nesërmen u vendos që trajneri gjerman do të jetë pjesë e klubit. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, sponsori Xhaferi u shpreh:
Trajneri? “Kur nuk shkojnë ca gjëra mirë është normale që ka disa komplikime. Zyrtarisht nuk e kemi hequr trajnerin. Alban Xhaferri nuk ka dalë me komunikat që është shkarkuar trajneri. Ne gjatë rrugës kishim diskutime me lojtarët dhe ata ishin të apasionuar pas trajnerit ashtu siç jemi edhe ne.
Titulli objektiv? “Të gjithë jemi të mërzitur pas humbjes nga Bylis e kemi bërë një analizë pas kësaj ndeshje. Të gjithë kemi bërë mbledhje për të qenë gjithmonë në krye. Skuadra ka pasur luhatje gjatë ndeshjeve të fundit dhe nuk e kemi pritur.
Përgjegjësia është sipas hierarkisë nga lojtarët e më pas trajneri. Lojtarët kanë dëshirë dhe janë optimisit se do të rikthehemi sërish. Që në fillim kemi synuar Europën, por as titullin nuk e anashkalojmë pasi kemi mundësi të rikthehemi te lojërat e bukura dhe rezultatet pozitive.
Ne si staf nuk jemi të kënaqur me përformacën e skuadrës dhe këtu ka përgjegjësi edhe trajneri e lojtarët. Kishim diskutime tona pasi mbi Vllazninë nuk është asnjë. Trajneri ka pranuar që ka bërë disa gabime, por ne nuk kemi marrë vendim për shkarkimin e trajnerit.
Ai ka thënë që nëse unë nuk jam në gjendje për të vazhduar me skuadrën do të largohet vetë. Trajneri ka harmoni me lojtarët dhe kjo është siguria jonë që do të rikthemi te fitoret”./newsport/