Telenovela e lidhur me Kylian Mbappe, protagonist në këtë merkato të verës, nuk ndalet.

Sulmuesi francez vazhdon të jetë i përfolur, që nga rinovimi i refuzuar me PSG-në e deri te të dhënat e shumta drejt Real Madridit, klub për të cilin Mbappe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur.

Tashmë në rrjetet sociale një foto e re ka çmendur tifozët e Los Blancos, të cilët presin me ankth zhvillimet mbi historinë e lojtarit.

Ka qenë Rodrygo ai që ka ndezur rrjetet sociale, i cili ndodhet me pushime në Itali, pikërisht në Sardenjë. Sulmuesi i Real-it ka publikuar një foto në Instagram së bashku me Mbappe.

Mbi foto inicialet KM dhe një emoji flakë. Një tjetër e dhënë që u jep shpresë tifozëve madrilenë, ndërkohë që PSG është gjithnjë e më i tërbuar për situatën dhe po mendon të denoncojë Real Madrid-in./telesport/