Mbrojtësi maroken i Juventusit, Mehdi Benatia, është vënë në shënjestrën e disa klubeve të mëdha europiane, mes tyre disa nga Anglia. Sipas “Sky Sport”, Juventusi ka refuzuar së fundi një ofertë të majme për mbrojtësin e qendrës.Arsenali ka ofruar plot 40 milionë euro për Mehdi Benatia, një ofertë shumë e mirë, por që Juventusi e ka refuzuar tashmë.

Vendimi i fundit i kampionëve të Italisë është se qendërmbrojtësi në këtë moment është i pashitshëm.