Leo Messi i dha fund takimit të tij të jashtëzakonshëm me një ekspozitë të re në “Santiago Bernabéu”. Argjentinasi e udhëhoqi ekipin e tij në fitoren 3-0 kundër Real Madridit. Messi luan me një motivim të veçantë kur përballet me Real Madridin dhe më shumë kur luan në “Santiago Bernabeu”. Në fakt, ai ka fituar më shumë “El Classico” në fushën e Real Madridit se në “Camp Nou”.

Të shtunën e kaluar ishte fitorja e tij e dhjetë në 19 ndeshje të luajtura në “Bernabeu”, gjë që e bën atë lojtarin rival, i cili ka fituar më së shumti në fushën e Real Madridit. Përveç kësaj, Leo shënon më shumë gola në “El Classico” e luajtura në Madrid se sa në Barcelonë. Nga 25 gola të shënuar kundër Real Madridit, 15 i ka realizuar në kryeqytetin spanjoll dhe 10 në “Camp Nou”. Ai është, gjithashtu lojtari, që ka shënuar më shumë gola në historinë e klasikeve, duke tejkaluar lojtarë si Di Stefano apo Cristiano Ronado, të cilët arritën përkatësisht 18 dhe 17 gola.

Argjentinasi është, gjithashtu, ai që ka shënuar më shumë gola me penallti në klasike. Ai ka transformuar gjashtë 11-metërsha në gola ndaj të bardhëve dhe shkalla e suksesit në këtë drejtim është 100%. Goli i të shtunës kundër Real Madridit e konsolidon atë si golashënuesin më të mirë në La Liga për këtë sezon, me 15 gola dhe e bën atë lojtarin e parë në historinë e La liga-s që shënon të paktën 15 gola më shumë se 10 sezonet rresht. Messi arriti të bëhet lojtari me më shumë gola, që i ka shënuar Real Madridit në historinë e La Liga-s. Shuma e këtyre golave shkon në 17, një më shumë se Zarra, Igoa dhe Gorostiza. Përveç kësaj, ai përfundoi pjesëmarrjen e tij të 200-të në Barcelonë. Një tjetër figurë historike, numri 10 e Barçës e mbyll vitin 2017 në krye të statistikave kryesore europiane. Ai është lojtari që shënoi më shumë gola në vitin 2017 (54). Vetëm Harry Kane mund ta mundë atë. Sulmuesi i Tottemhan ka 53 gola, në mungesë të një ndeshjeje në Premier League, që do të luhet të marten, për vitin që po lëmë pas./telesport/