Vllaznia do zbresë në fushën e blertë në 14 qershor. Skuadra e drejtuar nga Brdaric do marrë ngarkesën e duhur fizike për sfidat e Conference League.

Pas një sezoni të gjatë, shkodranët kanë dalë fitues së Kupës së Shqipërisë, teksa e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta me Teutën kampione.

Në Shkodër janë duke programuar edhe fazën përgatitore, që do ketë edhe miqësore me skuadra që ende nuk janë bërë publike. Të ndodhur në kushte perfekte sportive, Vllaznia do nisë nga puna pa I lënë lojtarët shumë ditë pushim.

Lojtarët kanë një javë që nuk thirren në apel por një gjë e tillë nuk do ndodhë gjatë. Në 15 qershor, skuadra do mësojë kundërshtarin, ndërsa në 8 dhe 15 korrik luhet ndeshja e parë në Conference League./newsport/