Asgjë nuk është vendosur në mbledhjen që u zhvillua sot mes ministrit italian të Sportit, Vincenzo Spadafora, dhe organeve më të larta të futbollit italian, me temën e rifillimit të stërvitjes dhe kampionateve.

Në takim morën pjesë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, kryetarët e tre ligave, Serie A, Serie B dhe Lega Pro, presidenti i Shoqatës së Futbollistëve, Damiano Tomasi dhe President i Federatës së Mjekësisë Sportive.

Takimi zgjati rreth 2 orë, ku u diskutua për sigurinë maksimale të futbollistëve dhe stafeve të klubeve me rifillimin e mundshëm të stërvitjeve.

“Dëgjova me vëmendje të madhe qëndrimet e ndryshme. Në ditët e ardhshme do të flas me Ministrin e Shëndetësisë dhe komitetin tekniko-shkencor dhe do të marrim një vendim për mundësitë dhe rregullat për rinisjen e seancave stërvitore”, tha Ministri i Sporteve, Spadafora.