Dueli mes Tiranës dhe Vllaznisë, në kampionatin e 19-vjeçarëve, që përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të bardhebluve, ka prodhuar polemika në fundin e saj.

Kështu, shkodranëve iu është mohuar një gol i rregullt. Në mesin e pjesës së dytë, Vllaznia shënoi me anë të përhershmit Kevin Dodaj, teksa nga pamjet e filmuara nga operatori Mark Gjeka, shihet qartë që topi e ka kaluar vijën fatale, por gjyqtari Florjan Lata dhe anësori Erind Burgu nuk ishin të këtij mendimi.

Për shkak të mungesës së sistemit VAR në këtë kampionat, goli nuk u quajt, duke penalizuar në këtë mënyrë ekipin U-19 të Vllaznisë. Në fakt, siç shihet edhe në video, topi kalon vijën fatale dhe më pas kthehet sërish në zonë, por vetëm anësori Burgu duket se nuk e pa këtë episod.

Kështu, shkodranët dolën nga ky takim pa pikë, me ndeshjen që përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të Tirana U-19. Pamjet dhe fotoja e fiksuar nga “Shkodra Sport’ janë të qarta dhe secili mund të gjykojë vetë…
Maringlen ZHIVANI