Ecuria e mire e Vllaznise ne 9 javet e para te kampionatit ka befasuar thuajse te gjithe opinionin sportiv shqiptar. Ideja e shumekujt ne fillim te sezonit ka qene se kuqeblute, me problemet qe e nisen ate, do te ishin nje kandidature serioze per te rene serish nga Superliga.
Por nderkohe, gazetari i njohur i RTSH-se Eno Skarço shkon edhe me tej. Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Pressing” dhe ka dhene nje mendim shume interesant ne lidhje me ecurine e skuadres shkodrane.
“Vllaznia besoj se sivjet ka qenë surprizuese edhe për vetë qytetin e Shkodrës. Kam parasysh se askush në këtë qytet para startit të sezonit nuk mendonte që skuadra e tyre do të ishte këtu ku është sot.
Besimi tek këta lojtarë ishte ndoshta në nivele të ulëta por këta javë pas jave e kanë ofruar publikun me rezultatet që kanë arritur, me lojërat që kanë zhvilluar.
E përsëris, në fillim të gjithë kanë qenë skeptikë, nisur nga problemet që pati me fazën përgatitore, për merkaton e bërë etj dhe të gjithë menduan se Vllaznia do të ishte në mes katër ekipeve që do të luftonin për të mos rënë nga Superliga”.
© shkodrasport.com