Lorik Cana, ish-kapiteni historik i kombëtares sonë, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Le Parisien” ku ka folur edhe për mundësitë që e shohin në drejtimin në përfaqësuesen tonë. Megjithatë, Cana është i qartë në përgjigjet që jep.

“Shumë njerëz më imagjinojnë në këtë post, por nuk më tërheq edhe aq shumë. Duhet të dëgjoj zemrën time dhe tu përgjigjem dëshirave të mia. Synoj të shkoj drejt një karriere si drejtor sportiv”, është shprehur Cana.

Ndër të tjera, pasi komenton eliminimin e PSG-së, klub në të cilin ai ka luajtur më parë, ish-kapiteni është pyetur edhe për planet e së ardhmes.

“Kam krijuar një fondacion për të promovuar sportin dhe kulturën për fëmijët e kopshtit në Tiranë. Bëhet fjalë për aktivitete sportive dhe investime në invrastrikturë. Ky projekt është i rëndësishëm për mua. Futbolli më dha gjithçka, tashmë është detyra ime të ndihmoj gjeneratën e re.”, përfundon Cana.