Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESkena edhe për Myrto Uzunin në Champions, Hamdi Salihi mbetet një gol...

Skena edhe për Myrto Uzunin në Champions, Hamdi Salihi mbetet një gol larg

Ferencvaros ka festuar, Myrto Uzuni gjithashtu. Kampionët e Hungarisë triumfuan 2-0 në shtëpi kundër Slavia Prague, që aktivizoi në fillimin e pjesës së dytë edhe nigerianin Peter Olayinka, i cili ka luajtur në Superiore me Bylisin e Skënderbeun.

Beratasi i Ferencvaros ishte protagonist, pasi fitoi penalltinë pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë. Uzuni u pengua në zonë dhe për arbitrin nuk kishte asnjë dyshim dhe akordoi 11-metërsh.

Kharatin nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë. Uzuni nuk mund ta godiste, pasi kishte gabuar në duelin ndaj Zalgirius.

Kështu sulmuesi duhet të presë ndeshjen e kthimit ndaj Slavia Prague, për të shkuar në kuotën e pesë golave në kualifikueset e Champions League.

Deri më tani Uzuni ka shënuar katër gola, pa mundur ta barazojë rekordin e Hamdi Salihit. Shkodrani ka realizuar një më tepër, me fanellën e Skënderbeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments