Mes thashethemeve për largimin e Thiago Silvës në fund të sezonit, Chelsea ka hyrë në garë për Antonio Silvan e Benficas, sipas raportimeve të fundit në Angli.

Me përfundimin e kontratës së brazilianit dhe vendimit për ta lënë të largohet si transferim i lirë, blutë po përgatiten të kërkojnë zëvendësuesin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Pavarësisht paraqitjeve të spikatura të Thiago Silvës këtë sezon, duke shënuar në fitoren e fundit 4-0 ndaj Preston North End në FA Cup, raportimet tregojnë se 39-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën e tij. Fluminense duket të jetë favorit për të nënshkruar me brazilianin, i cili nuk ka në plan të pensionohet këtë verë.

Chelsea, i drejtuar nga Mauricio Pochettino, ka identifikuar Antonio Silvan si objektivin e tyre kryesor mbrojtës për sezonin e ardhshëm. Si Manchester United ashtu edhe Real Madridi kanë treguar gjithashtu interes për mbrojtësin e ri të Benficas, i cili ka impresionuar me 24 paraqitje gjatë sezonit 2023-2024.

Sipas The Sun, Chelsea ka shtuar përpjekjet e tyre për të nënshkruar Silvan, me diskutimet në vazhdim mbi një lëvizje të mundshme. Blutë thuhet se kanë ofruar 60 milionë euro plus qendërsulmuesin Armando Broja, por Benfica insiston se klauzola e plotë e lirimit prej 100 milionë eurosh të paguhet.

Pavarësisht se ka një kontratë deri në qershor 2027 me Benfikën, 20-vjeçari Antonio Silva pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit. Megjithatë, Chelsea mund të përballet me sfida nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pasi aktualisht ndodhet në pozitën e 10-të në renditjen e Ligës Premier. /Telegrafi/