Pas deklarates se sotme te trajnerit Artan Kalaja per mosemerimin e tij si trajner i volejbollit te femrave pas plot 5 muajsh pune, ka ardhur edhe reagimi i Sportklub Vllaznia.

Deklarate e SK Vllaznia

Ne lidhje me deklaraten e z Artan Kalaja ,ne cilesine e drejtuesit te SK Vllaznia ,dua te sqaroj opinionin publik se :

SK Vllaznia si institucion ne varesi te Bashkise Shkoder ne vazhdimesi ka falenderuar sportistet dhe trajneret per punen e palodhur dhe rezultatet e tyre te arritura nder vite ne rang kombetar e nderkombetar .

Ne ekipet tona kane drejtuar dhe drejtojne trajnere me kontrate pune dhe vullnetare me te vetmin objektiv “ rritjen e rezultateve dhe cilesise sportive te sportisteve dhe ekipeve tona “ .

Mqs per disa ekipe jane mbyllur aktivitetet sportive dhe sportistet do te kene 2 muaj pushim , eshte e drejte e SK Vllaznia dhe Bashkise per te menduar dhe vepruar per organizimin e punes se ekipeve dhe trajnereve per sezonin 2020-2021 Ne kete kuader veprimi ben pjese edhe angazhimi i trajnereve vullnetare te cilet perzgjidhen nga trajneret me kontrate dhe miratohen nga Klubi .

SK Vllaznia duke patur parasysh CV e zotit Artan Kalaja ka pranuar propozimin e trajnerit Lisha per angazhimin e tij si trajner vullnetar dhe e ka falenderuar per kontributin e tij me ekipin e volejbollit te vajzave te rritura gjate kesaj periudhe !

Diskutimet mbi organizimin e punes se SK Vllaznia dhe problemet e ngritura nga une ne Drejtorine e Kultures Rinise dhe Sportit jane pjese e punes time te perditshme , diskutime keto qe kane vend vetem ne strukturat perkatese . Eshte e drejte e strukturave te Bashkise – Shkoder te marre vendime pavaresisht se mund te jene me nje kendveshtrim dhe objektiv te ndryshem nga ato te z Artan Kalaja .

Me resperkt,

Mark Kroqi