Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone i është përgjigjur deklaratës së trajnerit të Liverpulit, Jurgen Klop, i cili shprehu habi pse Atletiko luan e mbyllur në mbrojtje kur ka aq shumë lojtarë me kualitet.

Simeone iu përgjigj duke theksuar se ata përpiqen të shfytëzojnë pikat e dobëta të kundërshtarit, në mënyrë që të fitojnë, duke pranuar gjithashtu respektin për teknikun gjerman.

Por, argjentinasi Simeone njihet si një nga ata trajnerë që i thotë gjërat troç, gjë të cilën e vërtetoi gjatë këtij reagimi kur shtoi se rregulli që goli i shënuar jashtë ka më shumë vlerë duhet rishikuar.

“Ne përpiqemi të shfytëzojmë problemet e kundërshtarit dhe te fitojmë. Dua të shtoj se rregulli me golin në ‘shtëpinë’ e tjetrit ka më shumë vlerë nuk më duket i drejtë, prandaj dhe do ta shpreh mendimin tim në mbledhjen e rradhës së trajnerëve që mbahet nga UEFA.

Kjo është e padrejtë, sepse ne kishim 30 minuta shtesë për të shënuar një gol në fushë të huaj. Ky rregull na favorizoi sot, ama mund të na penalizojë në të ardhmen,” deklaroi Simeone.