Covid-19 ka ndalur së rrotulluari topin e futbollit në shumicën e vendeve të planetit.

Periudha e vështirë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, ka detyruar UEFA-n që të shtyjë Kampoionatin Europian, teksa sot organizmi europian ka dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Të mërkurën më 1 prill, UEFA dhe 55 federatat anëtare do të zhvillojnë një video-konferencë, ku do të diskutohen detajet e fundit mbi ecurinë e futbollit prej Coronavirusit këtë sezon.

Nuk përjashtohet mundësia e një vendimi drastik ose një skenari të ri, pasi situata në pjesën më të madhe të Europës nuk njeh përmirësim./newsport/