Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënder GEGA nuk e aktivizon, ish-gjyqtari i njohur fton publikisht HEBAJN: Nuk...

Skënder GEGA nuk e aktivizon, ish-gjyqtari i njohur fton publikisht HEBAJN: Nuk je lojtar stoli, hajde te VLLAZNIA

Rubin Hebaj u afrua te Partizani në merkaton e verës duke u cilësuar si një nga lojtarët që do të mbante peshën e sulmit tek të kuqtë.

Shkodrani ende nuk ka arritur formën optimale dhe në organikën e trajnerit Skënder Gega, është Emanuel Mensah ai që ka fituar balotazhin për të qenë në fushë.

Dalëngadalë talenti shkodran po fiton minuta, megjithatë lënia e tij në stol duket se ka rënë në sy te ish-gjyqtari i Superiores, Bardh Maçi.

I ndodhur prej vitesh larg Shqipërisë, Maçi nuk e harron në asnjë moment vendin e tij dhe sigurisht skuadrën e zemrës, Vllazninë.

Për këtë ai fton Hebajn t’i bashkohet shkodranëve dhe “thumbon” drejtpërdrejtë Skënder Gegën për lënien e tij në stol. ” Hajde te Vllaznia mor Rubin Hebaj se nuk je lojtari stoli te Partizani ti”, shkruan Maçi në komentin e një foto të postuar nga sulmuesi shkodran./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments