Shqipëria u mposht me rezultatin 0-1 nga Polonia. Në këtë sfidë nuk munguan as incidentët pasi në momentin e shënuar nga polakët, tifozët shqiptarë hodhen sende në fushë duke bërë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta. Për “Supersport”, Skënder Gega, ish trajneri i Kombëtares U21 dhe I Partizani u shpreh:

“Mendimi im personal është që ky ekip bëri më të mirën dhe ishte dinjitoze. Nuk po veçoj asnjë, por e marr që nga Berisha e deri te sulmuesi. Pas golit të shënuar, ndeshja mbaroi. Guxuam në disa raste, Polonia nuk na mbajti në presion.

Mendoj se ai gol i shënuar duhet të evitohej deri në momentin që nisi aksionin. Ky është kualiteti dhe ata me një rast shënuan gol. Komplimente për ekipin që bëri maksimumin në fushë, por më vjen keq për ato gjëra që ndodhin nga tifozët.

Brazili u mposht me 7 gola në shtëpi dhe nuk bëri një gjë të tillë. Nuk e di e lejon rregullorja që ekipi të zbriste sërish në fushë”./newsport/