Skënderbeu konfirmohet si një skuadër që e kërkon me ngulm Europën dhe nuk dëshiron të bëjë më hapa të gabuar në kërkim të këtij objektivi. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka mundur sot Luftëtarin në fushën e vet dhe i është bashkuar me pikë Partizanit, duke qenë 3 pikë larg vendit të tretë.

Ashtu siç pritej, korçarët kanë dominuar në këtë sfidë dhe me meritë kanë gjetur rrjetën në pjesën e parë me Mensah e në të dytën me kapitenin Jashanica, ndërsa kanë shpërdoruar edhe raste të tjera për të tundur rrjetën.

Shqetësimi i vetëm për këtë ndeshje ishte dëmtimi në pjesën e dytë i portierit Koliçi, një element i rëndësishëm për ekipin e Dajës, që duhet të shpresojë se gardiani nuk do të ketë diçka serioze dhe do të rikuperohet për sfidën e radhës kundër Kukësit.

Skënderbeu-Luftëtari 2-0
18′ Mensah, 61′ Jashanica

Skënderbeu: Koliçi (67′ Dajsinani), Meksi, Pollozhani, Jashanica, Imami, Mara, Daja (64′ Elezi), Dita, Bregu, Gripshi, Mensah (58′ Krasniqi)
Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Shala, Lala, Dragoshi (84′ Karabina), Duka, Isufi, Açka, Hyseni, Lika, Dushkja, Çela (55′ Çelaj), Mehmetllari (60′ Oshafi)
Trajner: Neritan Novi

KV: Isufi, Açka, Duka

Gjyqtar: Roxher Muska