Skënderbeu u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 3-1 Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.
Korçarët e nisën mirë ndeshjen, teksa kaluan në avantazh me Frenklin në minutën e 13-të dhe më pas dyfishuan me Liçon me penallti. Në minutën e 45-të, Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë, pasi Nikaj u ndëshkua me karton të kuq.
Në pjesën e dytë, Teuta ishte më kërkuese dhe me një lojtar më shumë, ia dolën të gjejnë golin me Peposhin në minutën e 73-të.
Kur durrsakët ishin hedhur në sulm për golin e barazimit, erdhi edhe goli i tretë për vendasit. Rashica merr një top të shkëlqyer në zonë dhe i vetëm me portierin Dema, nuk gabon, duke vulosur shifrat në 3-1.
Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt me 17 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e fundit me 12 pikë.