Vllaznia zhgenjen serish dhe nuk arrij te fitoje as ndaj Laçit. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” ajo nuk ka mundur te marre me shume sesa nje pike nga barazimi 0-0, duke ia renduar edhe me shume pozitat vetes.

Ka qene nje ndeshje e cila ka patur raste, por duhet thene se shkodranet serish nuk kane zhvilluar ate loje qe pritej prej tyre, nderkohe qe edhe miqte ne momente te caktuara jane shfaqur shume te rrezikshem para portes se Qarrit.

Ne pjesen e pare u akordua edhe nje 11-metersh per nderhyrje te parregullt ndaj Grudes brenda zones, por pas nderhyrjes se sistemit VAR ka rezultuar nje pozicion jashte loje i Gomes ne momentin e pasimit te topit duke bere qe ky vendim i kryesorit Shahini te anullohej.

Ne pjesen e dyte pati nje mundesi te mire Gomes, ashtu si dhe Ujka per miqte por ne asnjerin moment nuk pati gol dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne barazim 0-0. Pas javes se 13-te, Vllaznia eshte ne kuoten e 14 pikeve duke mbajtur vendin e shtate ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/