Pero Pejiç është larguar zyrtarisht nga posti si drejtor sportiv i Kukësit që e mbante nga 4 Qershori i vitit 2021. 39 vjeçari ka lajmëruar largimin e tij me antë të nje postimi falenderues për klubin dhe drejtuesit e tij pa harruar këtu dhe tifozët e saj.
Pejiç në postimin e tij shprehet: “Është koha për të thënë mirupafshim. Ishte një nder të punoja me Ju. Faleminderit Fk Kukësi dhe Safet Gjici që më dha mundësinë për të punuar dhe provuar veten në një sfidë të re si drejtor sportiv dhe trajner.
Faleminderit për mbështetjen dhe shumë respekt për fansat. Ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen”.
Pejiç ne fakt ka qene nje simbol i kesaj skuadre teksa si futbollist la gjurme me aktivizimin e tij per disa sezone dhe duke shenuar edhe shume gla per te. Me pas u rikthye ne postin e drejtorit sportiv, ndersa sivjet pranoi te merret edhe rolin e zevendestrajnerit te kesaj skuadre duke qene kesisoj krahu i djathte i Skender Geges.
Por kohet e fundit gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet per te dhe nisur edhe nga situata e krijuar ai fillimisht u pezullua nga ana e klubit, ndersa tani ka vendosur qe te nderprese bashkepunimin dhe te largohet por e ka bere kete gje permes falenderimesh.