Diten e djeshme jane mbyllur ndeshjet e javes se dyte te kampionatit, jave kjo qe ne fakt nuk dhuroi ndonje suprize te madhe nderkohe qe rezultati i cili mbizoteroi ishte barazimi. Por nderkohe, duke filluar nga kjo jave, gazeta “Shkodra Sport” do te publikoje nje analize te seciles ndeshje, analize kjo qe vjen ekskluzivisht nga specialisti i njohur i futbollit Besnik Duli.


BURRELI- TERBUNI (1-1)

Objektivi i te dy ekipeve eshte pozicionimi sa me lart ne rendtje, por si tregoj loja mendoj se Terbuni eshte skuader me ambicioze ne kete sezon nderkohe qe Burrelit i duhet shume pune kete ksmpionat per te siguruar se pari mbijetesen.

APOLONIA- TURBINA (5-2)

Apolonia, skuader me mentalit fitues e sulmues per te realizuar endrren supriore dhe nuk e diskutoj fare fitoren me Turbinen. Nje fitore qe erdhi me loje e gola spektakolare dhe me aksione me mendim te qarte taktik. Por nga ana tjeter ajo duhet te tregoje me shume kujdes ne detyrat mbrojtese sepse te te shenojne dy gola ne fushen tende, diçka nuk shkon.


BESELIDHJA- BESA (2-1)

Te dyja keto ekipe luftuan t’i marrin njeri- tjetrit fitoren qe te futen ne vallen e pretendenteve dhe kjo i buzeqeshi vendasve te cilet ishin me kerkues dhe luajten ne bllok duke arrit te shenojne fitoren ndaj nje Bese mjafte te oganizuar.

FLAMURTARI- KORABI (1-1)

E pritshme fitorja e vendasve pas disfates te javes se pare por nuk ndodhi keshtu. Kjo sepse Flamurtari pati perballe nje Korab te vendosur e organizuar mire ne fushe dhe me pak kujdes me kundersulm mund te kishte fituar ndeshjen. Po megjithate, nisur nga ajo çfare dhane ne fushe dy skuadrst, u shperblyen me nga 1 pike dhe rezultati ishte mese i drejte.


TOMORI- LUSHNJA (2-1)

Perballe ishin dy ekipe qe kerkojne eliten teksa kete sezon kane bere edhe perforcime ne organikat e tyre. Ne fushe me shume kerkues per fitoren ne minutat e fundit u shfaq Tomori i cili arriti t’i marre tre piket Lushnjes. Kjo e fundit nuk ka marre ende asnje pike por ne javet e ardhshme me siguri qe ne fushe do te shohim nje skuader ndryshe.


LUZI- ORIKU (1-1)

Kete jave u perballen ne fushe dy debutueset te cilat deshen te tregojne qe jane te denja per kategorine e pare por nuk shkuan me shume se barazimi 1-1. Ndoshta Oriku ishte disi me fat qe e mori kete pike ngaqe kete e arriti vetem ne fundin e ndeshjes, nderkohe qe Luzi pas fitores javen e pare ndaj Flamurtarit, po tregon se nuk do jete rastesisht ne kete kampionat.


SKENDERBEU- DINAMO (0-0)

Kryendeshja e javes ne kategorine e pare ishte ajo ne mes Skenderbeut dhe Dinamos e cila u mbyll me rrjeta te pa prekura 0-0. Skuadrat u munduan te prodhonin loje por pa forcen konkloduese para portave respektive dhe me pasime horizontale qe nuk kishin rrezikshmeri per mbrojtjet respektive. Te dy ekipet luanin per te mos humbur dhe me ate qe dhane ne fushe, barazimi ishte rezultati me i drejte.