E nisi sezonin me shume probleme, e nisi me nje riorganizim te vonuar, por deri me tani eshte nje nga surprizat e kendshme te kampionatit. E kemi fjalen per Erzenin e Shijakut, i cili pasi fitoi ndaj Vllaznise ne javen e pare, mbreme mundi edhe Partizanin.
Nje nga futbollistet me te rendesishem te kesaj skuadre eshte edhe Ardit Peposhi. Mbrojtesi i majte vjen pas dy vitesh te suksesshme ne Kosove teksa duke luajtur me ekipin e Llapit, ka fituar dy here rresht kupen e ketij vendi.
Mbrojtesi i majte pas disa eksepriencave ne Superligen shqiptare ku ka luajtur me Kukesin, Partizanin, Teuten, Bylisin, rikthehet serish, por kete here te ekipi i Erzenit ku eshte edhe nje nga lojtaret kyc te tij.
Ne nje prononcim per “Shkodra Sport”, Peposhi ka folur per eksperiencen ne Kosove, por edhe per ekipin aktual Erzenin, i cili po rezulton nje surprize ne kampionatin tone teksa per momentin me 8 pike, ndodhet ne vendin e dyte te renditjes.
“Pasi kalova dy vite te sukseshme ne Kosove me ekipin e Llapit ku per dy sezone arritem te fitonim 2 here kupen dhe superkupen e Kosoves, vendosa qe per arsye familjare te rikthehem dhe njehere ne Superlige, aty ku pothuajse kam kaluar pjesen me te gjate te karrieres sime deri tani.
Persa i perket Erzenit ishte nje rrisk shum i madh i marr persiper sepse siç e dini organizimi i tij si klub erdhi me shume vonese per kete sezon, po fatmiresisht pozita gjeografike e ndihmoi ekipin qe per kohe rekord te perzgjedhe elementet e duhur per kete sezon ku merite ka stafi teknik bashke me trajnerin dhe presidencen.
Te gjithe ishin skeptik per kete ekip, por fatmiresisht baza e ekipit duke filluar nga porta apo dhe ne mbrojte e ne reparte tjera u be e duhura ku sigurisht neve qe kemi disi me shume eksperien na ka rene nje barre me e madhe . E kam fjalen ketu per lojtare si kapiteni Krasniqi, Xhika, une apo Troplini ku jemi munduar te fusim nje fryme grupi dhe ne çdo ndeshje te japim maksimumin tone duke qene nje kocke e forte ne keto 4 jave dhe si rrjedhoje erdhen keto rezultate, teksa kemi mundur edhe ekipe si Vllaznia e Partizani.
Mendoj se 8 pike jane mese te merituara, shpresoj shume te vazhdojme me te njejten ecuri sepse per ne çdo ndeshje eshte finale. Si favorite kete sezon shikoj Vllaznine, Partizanin, Tiranen por dhe Kukesin qe besoj do rritet jave pas jave”./SHKODRA-SPORT.COM/