Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënderbeu mund edhe Partizanin. Dita ndëshkon të kuqtë

Skënderbeu mund edhe Partizanin. Dita ndëshkon të kuqtë

Është mbyllur me gol të Bruno Ditës ndeshja në “Selman Stermasi”, Skënderbeu fiton 0-1 kundër Partizanit dhe marshon me kokën lartë drejt titullit kampion.

Partizani pas një loje të kënaqshme shpërdoron dhe humbet shansin për t’u rikthyer në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

Europa Edhe më larg për “Demat”, të cilët në fundin e ndeshjes kanë kundër edhe tifozët e tyre, të cilët nuk e prisnin këtë humbje në ndeshjen vendimtare dhe ndaj një kundërshtari që duhej mundur patjetër pas thumbave në distancë.

Pjesa e parë – Ndryshimet e bëra në formacion nxjerrin në pah dhe dobësitë e formacionit të Skënderbeut në pjesën e parë të ndeshjes.

Është ekipi i kuq që arrin që të zotërojë lojën në 45 minutat e para. Duke u kushtëzuar dhe nga dalja e detyruar e Lucas Cardoso-s për shkak të dëmtimit, futja e Bardhit në fushë i ka dhënë një tjetër ritëm sulmit, megjithatë, shifrat mbeten të pandryshuara.

Formacioni i Klevis Dalipit është treguar më kërkues në pjesën e parë, duke e vënë në vështirësi të dukshme ekipin e Skënderbeut.

I janë afruar golit me Bardhin dhe Abdurrahimin të kuqtë, por që nuk kanë arritur që të konkretizojnë në rrjetë.

Pjesa e dytë – Skënderbeu në pjesën e dytë shfaqet me një fytyrë tejet të re. Lojë sulmuese dhe aksione të njëpasnjëshme, por pa u konkretizuar me gjuajtje në kuadrat.

Mungesa e Soue në sfidën e sotme tregoi qartë se korçarët e kanë të vështirë të gjuajnë kuadratin.

Por, me hedhjen në fushë të Krasniqit ndryshon paksa moduli i bardhekuqve që referohen në pikën kyçe, sulmin, megjithatë, goli sërish është larg.

Partizani nga ana e tij bën të pamundurën për të mbajtur lojën nën kontroll, por nuk është më i njëjti si në pjesën e parë.

Ekipi i kuq duket më i tërhequr pas, ndoshta dhe për shkak të kundërshtarit që per minuta me radhë e mbajti lojën në gjysmëfushë.

Megjithatë, në fundin e takimit të dyja skuadrat i patën mundësitë, më i qartë rasti i Skënderbeut me Lilajn, por që mesfushori gjuajti jashtë.

Por, në kohën shtesë ndodh gjithçka, më saktë ajo që nuk pritej te Partizani. Faull i Ibrahimit, i cili iu kushton rëndë “Demave”.

Ekzekutim i bukur nga Lilaj, topi kthehet te Dita, që gjen kohën ta kontrollojë dhe fort me të djathtën e dërgon në rrjetë.

Topi kalon përpara duarve të Alban Hoxhës dhe 0-1! Shpërthen ekipi dhe tifozeria korçare!

Mbyllet këtu takimi, Skënderbeu pret javën e ardhshme Kukësin në ndeshjen vendimtare për t’u shpallur matematikisht kampion.

Ndërprerja – Mjafton një parakalim i mbrojtësit të Skënderbeut Kristi Vangjeli para ultrasve të kuq dhe situata ndizet.

Tifozët që nisin të shajnë mbrojtësit, madje nuk kursejnë as shishet me ujë drejt tij.

Por, kjo nuk k kaluar pa u vënë re nga kryesori Andi Koçi që ka ndërprerë menjëherë ndeshjen dhe i ka kërkuar kapitenit të Partizanit që të qetësojë tifozët.

Por, përkundrazi, në minutën e 73 situata u agravua më keq. Sharje ndaj FSHF-së, Dukës dhe lojtarëve të Skënderbeut që vazhduan për 4 minuta.

Normalisht, u mendua edhe ndërprerja përfundimtare e takimit, por pas konsultimit me delegatin e ndeshjes takimi rinisi.

Partizani – Skënderbeu 0-1
Shënues: Dita 90’+5’

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments