Tuesday, February 3, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARESkënderbeu prezanton 6 blerjet e janarit, mes tyre edhe një shkodran

Skënderbeu prezanton 6 blerjet e janarit, mes tyre edhe një shkodran

Skënderbeu kërkon vetëm rikthimin në Superiore dhe deri tani është në rrugën e duhur. Së fundmi prezantoi gjashtë afrimet e merkatos së dimrit.

Aldi Gjumsi si ish-sulmues i Tiranës dhe Mario Beshiraj nga Teuta, shtuan forcat e repartit ofensiv. Ilir Dobjani ndërkohë zëvendëson portierin Alia të dëmtuar, ndërsa ka eksperiencat me Egnatian ku provoi trofeun e titullit kampion.

Klaidi Çela ndërkohë si qendërmbrojtës shton forcat, pasi erdhi nga Amerika. Klejdi Paloka si produkt i Vllaznisë u kthye pas eksperiencës me Vushtrinë në Kosovë. I vetmi i huaj është sulmues që vjen nga Norvegjia dhe quhet Elias Arfort.

Njoftimi i Skënderbeut:

“Mirë se vini!

Klaidi Çela, Klejdi Paloka, Aldi Gjumsi, Ilir Dobjani, Elias Aarfort dhe Mario Beshiraj”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments