Slënderbeu ka bërë disa afrime këtë periudhe, me korçarët që po tenojnë lojtarë të perspektivës, të cilët në Korçë mund të kenë më shumë hapësira, të afirmohen duke luajtur e më pas të shiten.
Korçarët së fundmi janë duke tentuar talentin shkodran që ka spikatur me moshat, e madje edhe duke dal golashënuesi më i mirë për U-19 sezonin që shkoi, ndërsa trajneri Tomas Brdariç, me stafin e tij kanë dashur që ta afrojnë në skuadrën e parë.
Ardit Nikaj tashmë është vënë në objektivin kryesor të skuadrës së Skënderbeut, që vitet e fundit u ka dhënë hapësira lojtarëve shkodranë.
Tashmë mbetet për t’u parë, nëse do të ketë një largim të Nikajt drejt Korçës, apo shkodranët nuk do ta lejojnë, edhe pse ka qenë vetë sulmuesi që ka kërkuar më shumë hapësira në skuadrën e parë./Vipsport/