Kishte shume dilema per emrin qe do te drejtonte ekipin korçar por me ne fund eshte vendosur: Migen Memelli do të jetë trajneri i ri i Skënderbeut.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime në klubin korçar se presidenti Takaj ka rënë dakord me ish-sulmuesin për ta drejtuar ai skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.
Memelli ka punuar si trajner moshash te akademia e Tiranës dhe Football Republic së fundmi. Si trajner i parë ka drejtuar Laçin dy sezone më parë për një kohë të shkurtër, ndërsa te kurbinasit ka qenë edhe ndihmës i Artan Mërgjyshit.
Memelli ka luajtur me fanellën e Skënderbeut në vitet 1999-2001, si dhe në gjysmën e sezonit 2005-2006.
Burime në klubin korçar i treguan gazetës se prezantimi i trajnerit pritet të bëhet që sot në orën 14:00.