Tirana merr fitoren e radhës në kampionat. Bardheblutë mposhtin 3-2 Skënderbeun duke marshuar kështu drej titutllit kampion. Ndeshja nisi mirë për Tiranën që shënoi me Seferin që në minutën e 15-të, ndërsa Limaj vulosi pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Në fraksionin e dytë, ishte sërish Tirana që shënoi golin e 3-të me sulmuesi Devid Da Silva. Skënderbeu u kujtua tepër vonë dhe rihapi llogaritë në minutën e 66-të me Zguron, ndërsa në fund ishte Mensah që vulosi ndeshjen në 3-2. Me këtë fitore, Tirana kryeson me 43 pikë, ndërsa Skënderbeu me 16 pikë në vendin e 8-të.

Tirana-Skënderbeu 3-2

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Ismajgeci, Behiratche, Hoxhallari, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva. Trajner: Orges Shehi.

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Shehi, Meksi, Sadriu, Dumfur, Vangjeli, Mara, Jean Vicktor, Berisha, Mensah.

Gjyqtar: Laver Alla