100 milione shperblim ka akorduAR njeri, 30 mije euro tjetri dhe ne fund, parate nuk kane qene asgje per ta. Per vete gezimin qe u dhuroi Vllaznia, skuadra qe dashurojne me zemer keto dy shkodrane te mire.

E kemi fjalen per protagonistet e kesaj fotoje, presidentin e Vllaznise Alban Xhaferi dhe sponsorin Ardit Kraja. Te dy ata edhe dje treguan bujarine e tyre per skuadren e zemres me donacionet e bera dhe ato e dhane menjehere efektin e duhur.

Ashtu si dhe sezonin e kaluar kur Kraja ka madje shume me prane skuadres. Pa asnje interes, pa asnje perfitim, thjesht si nje shkodran i mire, i cili vertete ka vite qe jeton ne Tirane, por eshte shume i lidhur me Shkodres dhe simbolet e ketij qyteti shekullor.

Shumekush mendon se kjo dyshe mund te beje gjera te mira edhe ne te ardhmen. Xhaferi po tregon se e ka marre shume seriozisht kete projekt te nisur me Vllaznine sepse ne dy vite qe eshte ne krye te saj, i dhuroi dy trofe. E nese prane tij jane biznesmene me zemer te madhe si Ardit Kraja apo dhe ndonje tjeter, Vllaznia nuk do ta kete problem te perballet me te gjithe Shqiperine, ashtu si beri edhe mbreme./SHKODRA-SPORT.COM/