Mesfushori i Vllaznisë, Fahrudin Djurdjevic, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm te klubi shkodran këtë sezon, duke luajtur 31 ndeshje, por duke shënuar vetëm 2 gola. Pasi fituan Kupën e Shqipërisë mbrëmjen e djeshme, festa te klubi shkodran ishte e madhe.

Madje, Djurdjevic e “teproi” në një moment, pas lag me shampanjë presidentin e klubit, Alban Xhaferi, i cili për një moment nuk e kishte mendjen dhe i erdhi e papritur.

Megjithatë, Djurdjevic nuk ka ngurruar ta postojë këtë moment në Instagram, me diçiturën: “Më fal president”. Gjithçka në kuadër të shakasë dhe duket se festa ka qenë legjitime te Vllaznia, që për të dytin vit rresht, fitoi Kupën e Shqipërisë.

Nje “dush” i tille ne fakt me pare iu be edhe trajnerit Josa, pikerisht ne momentin kur ai po intervistohej para ndeshjes. Momente kenaqesie dhe entuziasmi qe padyshim jane te ligjshme ne raste te tilla.