Laçi arriti të triumfonte mes vështirësive ndaj Vllaznisë. Pavarësisht 3 pikëve të marra, trajneri i kurbinasve, Mirel Josa, evidentoi disa pakënaqësi nga ky duel, teksa në prononcimin për “Gol pas Goli”, ai u shpreh:
NDESHJA- Skuadra e madhe është ajo që kur ka rezultat di të godasë përsëri kundërshtarin. Kishim përballë një Vllazni që përveç ekuilibrat i ka të rregulluara, del në sulm me forca të shumta, duke pasur parasysh Hakajn dhe Gurishtën që ndihmojnë sulmin. Duhet të jemi më efikases në daljet përpara. Sot ishte dhe portieri jonë në ditë të mira dhe bëri ndërhyrje shumë të mira. U përgatitëm për të dalë me një vendosje tjetër para shënimit të golit, shenimi i golit na bëri që të rrimë përsëri në ekuilibra. Ishte një fitore ku u luajt shumë faktikisht.
MAZREKAJ- Dihen cilësitë e Mazrekajt, skuadra nuk është vetëm Mazrekaj, kam dhe lojtarë të tjerë që punojnë shumë, uroj që të jetë në gjendje më të mirë në ndeshjet në vazhdim. Karshi çdo lojtari kam dhe kërkesat e mija.
MUNGESAT- Ne do i bëjmë llogaritë me lojtarët që kemi. Lushkja do të përmendet gjithmonë në skuadrën tonë. Duhet të bëjmë shumë më mirë. Sot kishim vetëm një mungesë, Shehun. Gjithashtu kishim dhe problemin javor të Zarubicës, si rezultat i një dëmtimit. Ujka i kreu shumë mirë detyrat e veta, normalisht, duhet të jetë më i përqendruar. Do të shikojmë si do të normalizohemi pas këtyre 3 pikësh. Vërtet morëm 3 pikët, por ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër, Vllaznia na sulmoi dhe pati rastet e veta.
MUNGESA E PASAVE TË SAKTA- Ne në qoftë se kishim qetësi më të madhe në pjesën e parë, si rezultat i rrjedhës së lojës, unë u përgatita për të dalë me 4=4=2, duke futur Harmonin përpara dhe duke tërhequr Guindon prapa. Shënuam dhe nuk prisha rreshtimin në mesfushë. Edhe Ujka punoi mirë gjatë periudhës që luajti. Ishte ndeshja e parë që luajti që nga fillimi. Shehu është shumë efiksasës për lojën tonë. Bëmë ndërrimet në varësi të rezultatit. Vllaznia doli me 3 sulmuesë klasik përpara plus Latifin. Në 20 minutat e fundit duhet të ishim shumë më të kujdesshëm dhe duhet të shpërndanim topin tek krahët”, u shpreh Josa.