Egnatia humbi 0-2 ndaj Kukësit në shtëpi. Në përfundim të sfidës, për mikrofonat e “Super Sport”, ka folur dhe trajneri i Egnatias, Zekerija Ramadani.

“Unë mendoj që nuk morëm pikë pasi ishte meritë e Kukësit. Mendoj se arritëm të bënim atë që punuam gjatë javës, por kualiteti i Kukësit është i lartë. Ne patë disa raste ,ku po të kishim shënuar ndonjë gol ,do ishte mirë pasi do i kishim futur në presion. Duhet të rikthehemi sa më shpejt.”

17 ndeshje që pëson Egnatia

“Unë mendoj që ne duhet të shofim më mirë. Puna është që të mos pësojmë gol. Nuk jemi në rregull. Duke bërë analizën shumicën e golave i kemi marrë prej gabimeve .Mundohemi që të bëjmë analizën çdo gabimi. Futbolli ka probleme të mëdha. Duhet të punojmë shumë, edhe fusha jonë është disi ters, pasi në transfertë luajmë më mirë.”

Ndeshjet

“Brenda kësaj jave kemi ndeshje me rivalë që kanë objektiva të ndryshëm. Mund të bëjmë rotacion në skuadër. Do ta vlerësojmë në maksimum, objektivi jonë është mbijetesa. Kjo është një mundësi e mirë duke u bazuar tek rezulatati i ndeshjes së parë.”

Kastrioti

“Afrimin e Kastriotit e ndiejmë ne, Teuta, Skënderbeu, Do ishte më mirë kur 4-5 skuadra luftojnë për mbijetesë sesa 2. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lëshojmë pikë me rivalët direkt pasi do jetë më mirë për ne.”