Kukësi ka arritur të triumfojë me rezultatin 0-2 ndaj Egnatias në stadiumin “Arena Egnatia në Rrogozhinë., duke hedhur pas atë humbje javën e kaluar ndaj Tiranës.

Pjesa e parë nisi rrezikshëm me skuadrën e Egnatias ku Pedro Augusto menjëherë u shfaq në skenë me një goditje, por portieri Tafas e grushtoi atë.

Goli i parë u shënua nga Shqiprim Taipi falë disa kombinimeve Shqiprim Taipi realizoi mjaft bukur golin e parë.

Pjesa e dytë nisi sërish rrezikshëm për Egnatian, ku sërish ishte Pedro Augusto, por topi u grushtua sërish nga Angelo Tafas.

Goli i dytë nuk vonoi teksa në minutën e 55’, Edison Ndreca ka realizuar të dytin për verilindorët pas një gabimi të mbrojtjes rrogozhinase nga ku Emiljano Musta përfitoi dhe pasoi saktë te Ndreca, i cili nuk gaboi përpara Bruno Pujës duke e dërguar atë top në fundin e rrjetës.

Me këtë sukses Kukësi renditet në vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Egnatia klasifikohet e parafundit duke koleksionuar 16 pikë.

FT | EGNATIA 0-2 KUKËSI

Sh. Taipi 31′, Ndreca 55′