Loja e bukur nuk I ka mjaftuar Vllaznisë për të marrë pikë në ndeshjen e luajtur pasditen e së dielës në Laç. Vendasit kanë fituar me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar me 11-metëresh nga Guindo në minutën e 65-të.Ndeshja ka nisur më mirë për vendasit dhe në minutën e 4-të, Guindo shfaqet I lirë në zonën shkodrane, gjuan dhe topi përplaset në traversë.

Vllaznia mundohet të reagojë dhe pas 2-3 përpjekjeve, rastin më të mirë e ka me Latifin në minutën e 17-të, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me traversë. Për të mbërritur tek minuta e 26-të kur Gjurgjeviç kalon në avantazh skuadrën shkodrane, por arbitri Hamiti pas konsultimit edhe me sistemin VAR vendosin ta anullojnë për prekje të topit me dorë nga Da Silva në momentin e golit.

Deri në fundin e kësaj pjese, ka përpjekje nga të dy ekipet, por nuk do të ketë gol dhe kësisoj ato shkojnë në dhomat e zhveshjes me shifrat e barabarta 0-0. Pjesa e dytë nis mirë sërish për shkodranët që në minutën e 49-të ka një mundësi të bukur shënimi me Latifin I cili pengohet nga portieri Dajsinani.

Ky I fundit do të pengonte edhe Da Silvën në një tjetër përpjekje për të shënuar në minutën e 57-të. Megjithatë situata ka marrë rrjedhë tjetër në minutën e 64-të. Da Silva rrëshqet në zonë duke penguar Mazrekajn dhe arbitri Hamiti tregon pikën e bardhë të 11-metërshit. Atë e merr përsipër ta ekzekutuar Guindo që është I saktë duke kaluar në avantazh Laçin.

Vllaznia reagon dhe ka 2-3 mundësi të arta me anë të Latifit, Da Silvës e Aralicës, por ky I fundit ishte I pafat sepse topi I goditur me kokë prej tij goditi traversën. Presioni I shkodranëve u rrit, por goli nuk doli në dritë.dhe si rrjedhojë gjithçka është mbyllur në shifrat 1-0 për vendasit.

Me këtë humbje, skuadra shkodrane duket se I jep përfundimisht lamtumirë pretendimeve të saj për titullin kampion teksa është plot 13 pikë larg kreut të renditjes.