Bajerni i pagoi 80 milionë euro Atletikos së Madridit për Lukas Hernandezin verën e shkuar, duke e bërë futbollistin më të shtrenjtë të historisë së klubit, por mbrojtësi 24-vjeçar nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe ka vuajtur një sezon plot me dëmtime.

hernandezShumë është përfolur për një largim të francezit këtë verë, por ai thotë për “Telefoot”: “Unë sapo kam firmosur me Bajernin dhe kam edhe katër vite të tjera kontratë, por do të varet si do të shkojë ky sezon.

ai do të vazhdojë të jetë kaq i vështirë, atëherë do të shohim”.

Por, ai nuk dëshiron të dorëzohet: “Do të vazhdoj të luftoj për të fituar vendin tim në skuadër. PSG? Gjithmonë do të ketë zëra, por unë nuk mora asnjë ofertë”.