Marash Kumbulla ka realizuar një sezon vërtet të mirë deri tani dhe kjo është vënë re qartë në fushën e lojës. Por parqitjet e tij kanë bërë që edhe vlera në treg e mbrojtësit shqiptar të rritet ndjeshëm.

Kështu, sipas “Transfermarkt”, futbollisti kuqezi është më ai me vlerën më të lartë në radhët e klubit të Veronas.

Kartoni i tij ka arritur shifrën 10 milionë euro, po aq sa Amrabat, ndërsa menjëherë pas tyre vjen Salcedo me 1 milionë më pak. Ndërkohë pas tyre renditet Rrahmani me vlerën 6 milionë euro.

Por ajo bie në sy është rritja tejet e madhe që ka pësuar Kumbulla për vetëm 6 muaj. Në qershor mbrojtësi shqiptar kishte vlerën 75 mijë euro, ndërsa në tetor shifra shkoi në 3 milionë euro.

Duke konsideruar vlerën aktuale, Kumbulla ka pësuar një rritje të ndjeshme në shumë pak kohë, ndërsa vlen të përmendet fakti se lojtari është vetëm 19 vjeç./Sport Ekspres/