Vllaznia ka zbritur sot ne fushen e stervitjes dhe te pranishem ne seancen e pare te ketij viti kane qene thuajse te gjithe lojtaret e federuar me te, me perjashtime te vogla te disa qe kane qene me leje apo te ndonje tjetri qe po diskuton per te ardhmen e tij tek kjo skuader.

Megjithate nder futbollistet e pranishem ne fushen sportive te Golemit ku ekipi ka zhvilluar kete seance te pare, ka qene edhe mbrojtesi Renato Malota.

Ai nuk ka veshur kostumin sportiv por ka takuar stafin teknik dhe pastaj edhe ate mjekesor dhe e ka ndjekur seancen nga jashte fushe.

Arsyeja eshte zbuluar nga vete trajneri Jonuz por edhe mjeku Çoba dhe fizioterapisti Haxhaja. Qendermbrojtesi ka nje shqetesim ne pjesen e poshtme te kembes dhe si rrjedhoje ky demtim nuk e le te vrapoje.

Mjeku i ka keshilluar pushim edhe per 2-3 dite derisa gjendja te stabilizohet dhe me siguri qe ne Oher Malota do te marre ngarkesa te plota ashtu si gjithe futbollistet e tjere te skuadres.
www.shkodrasport.com