Pavaresisht perpjekjeve per t’i shkeputur ndoshta edhe nje pike, Vllaznia ne volejboll per femra nuk ia ka dale ne sfiden ndaj Partizanit, luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit sepse ndeshja ka perfunduar me fitoren e vendasve 3-1.

Ndeshja ka nisur me mire per Partizanin i cili eshte me i sakte dhe ne momentet decisive tregon pervoje duke e fituar setin e pare me rezultatin 25-22. Ne te dytin, Vllaznia nuk arrin dot te rezistoje dhe si rrjedhoje e humb ate lehtesisht ne shifrat 14-25.

Kjo krijoi njefare ideje se takimi do te mbyllej shpejt, por nuk do te ndodhte keshtu. Ne setin e trete eshte Vllaznia e Nora Dedes qe luan me mire dhe e fiton ate me rezultatin 25-19.

Fitorja e ketij seti krijoi idene se takimi mund te rihapej, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu sepse Partizani korigjon gjithçka duke e fituar kete set ne shifrat 25-18 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Pas javes se 12-te te kampionatit, Vllaznia mbetet ne kuoten e 11 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e peste te renditjes, nderkohe qe perpara saj eshte Barleti me 15 pike./www.shkodrasport.com/