Tuesday, July 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELajm i mirë/ Sulmuesi 18 vjeçar shkodran Gabriel Kulla në fazë përgatitore...

Lajm i mirë/ Sulmuesi 18 vjeçar shkodran Gabriel Kulla në fazë përgatitore me ekipin e parë të Sassuolos

Shkruar nga Gjergj KOLA

Sezoni i ri ka nisur me lajme të mira për sulmuesin shkodran Gabriel Kulla. Ai është grumbulluar me ekipin e parë të Sassuolos për fazën përgatitore që është duke zhvilluar në Veri të Italisë, pikërisht në Ronzone.

Emri i Gabriel Kullës është në mes 30 lojtarëve që trajneri Alberto Aquilani ka marrë me vete dhe padyshim që ky është një vlerësim që numri 1 i pankinës së kësaj skuadre, por edhe vetë klubi i Sassuolos i ka bërë këtij 18 vjeçari. Ai është çdo ditë në stërvitje përkrah sulmuesve të njohur të kësaj skuadre si Berardi, Pinamonti, Lauriente etj dhe kuptohet se ka se çfarë të mësojë nga to.

16 golat e shënuar dhe 8 asistet e dhëna kampionatin e kaluar me ekipin U20 por edhe marrja e çmimit “Primavera Best Awards 2026” si sulmuesi më i mirë” i këtij kampionati, çuan në firmosjen e një kontrate profesioniste 4 vjeçare (deri në vitin 2030) për Kullën.

Momentet e bukura për sulmuesin e kombëtares shqiptare U19 vazhdojnë tashmë me grumbullimin me ekipin e parë të Sassuolos. Kjo do të thotë se në sezonin e ri do të jetë në vëmendjen e stafit teknik të tij. Puna e mirë që Gabrieli po bën në fazën përgatitore padyshim që do ta ndihmojë të rritet shumë nga ana fizike, ndërkohë në aspektin teknik dhe nuhatjen para portës i ka në notën 10.

Sezoni 2026-2027 nuk përjashtohet të na dhurojë edhe debutimin e tij në kampionatin e Seria A dhe ky padyshim që do të ishte një lajm shumë i mirë për 18 vjeçarin e lindur në Shkodër dhe që futbollin e filloi pikërisht tek Akademia “Djelmnia Shkodrane” me trajner Fatmir Markun ku qëndroi deri në moshën 11 vjeçare, për të kaluar më pas në Itali ku po ngjit hapat galopant të karrierës së tij dhe tashmë e sheh veten në ekipin e parë të Sassuolos.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

Lista me sulmuesit e ekipit të Sassuolos në fazë përgatitore, ku është edhe sulmuesi shkodran Gabriel Kulla:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments