Ne ndeshjen e sotme Terbuni- Iliria ka ndodhur ajo qe zakonisht ndodh rralle ne futboll. Pukjanet kane qene ne udheheqje te rezultatit ne shifrat 2-0 deri ne minuten e 95-te dhe te gjithe menduan se ndeshja do te mbyllej ketu, por nuk ka ndodhur keshtu.

Fushe- krujasit kane shenuar fillimisht ne minuten e 95-te golin e pare dhe me pas me Olatunbosun ne minuten e 97-te duke bere qe i gjithe takimi te mbyllej ne shifrat 2-2 dhe dy ekipet te ndajne nga nje pike, qe ne fakt nuk i ben pune asnjeres.

Nje rezultat ky qe ka zhgenjyer se tepermi tifozet e Terbunit qe nuk mund ta besojne kete se çfare ndodhi pasditen e sotme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes. Ne minuten e 14-te ka qene mesfushori Klaudio Leka qe ka shenuar nje gol shume te bukur me nje gjuajtje nga jashte zone.

Pjesa e pare do te mbyllej vetem me kete gol. Ne te dyten do te ishte shkodrani tjeter Klesti Troshani qe do te shenonte edhe golin e dyte ne minuten e 78-te dhe ketu u duk se ndeshja u mbyll me fitoren e pukjaneve por nuk ka ndodhur keshtu.