FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkuadra e Superiores ofron dy lojtarë nga Superliga turke në orët e...

Skuadra e Superiores ofron dy lojtarë nga Superliga turke në orët e fundit të merkatos

Merkatoja e verës është mbyllur me një goditje dyshe nga kurbinasit. Klubi i Laçit ka afruar dy lojtarë nga Superliga turke, bëhet fjalë për Yagmur Eren Cemali dhe Eric Souleymane Konate.

Dyshja në fjalë i bashkohet kurbinasve me “formulë” huazimi prej Konyaspor. Skuadra në fjalë, militon në elitën e futbollit turk, tregues se lojtarët e mësipërm mund të ndihmojnë shumë ekipin e Laçit për të bërë surprizën e madhë këtë edicion në Superiore.

KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë se gjatë orëve të fundit të merkatos është arritur finalizimi i marrëveshjes 1-vjeçare të huazimit për dy lojtarët, Yagmur Eren Cemali dhe Eric Souleymane Konate, me klubin turk të Konyaspor.

Yagmur Eren Cemali, 19 vjeç, sulmues qendre. Eric Souleymane Konate, 21 vjeç, mbrojtës i majtë. KF Laçi i uron suksese lojtarëve me fanellën bardhezi dhe gjithashtu falenderon klubin e Konyaspor për korrektësinë e treguar në këtë bashkëpunim”, ka shkruar klubi i Laçit.    

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments