
Një rast unikal po ndodh në Shqipëri këtë seozn me skuadrën e Elbasanin dhe një statistikë e tillë nuk është hapur në Kategorinë e Parë. Skuadra e Elbasanit nuk ka asnjë pikë, ndonëse janë luajtur tetë ndeshje.
Në fakt, skuadra ka bërë revolucion në merkaton e janarit, me synimin e vetëm që të paktën të sigurojë mbijetesën, por që kjo duket mjaft e vështirë.
Verdheblutë duket se nuk po ja dalin që të shijojnë pikën e parë edhe pse kanë luajtur tetë ndeshje dhe kjo është një nga ecuritë e tyre më të dobëta.
Ndeshjen e radhës, skudra e Elbasanit do ta zhvillojë këtë fundjavë me një nga ekipet solide në Grupin B të Kategorisë së Parë, Tomorin e Beratit, ku synimi është fitorja, ndonëse parashikohet një duel mjaft i vështirë për verdheblutë…
/vipsport/