Xhuliano Skuka është rikthyer të bëjë atë që di më mirë. Në ndeshjen e parë si titullar me Partizanin dibrani arriti të shënojë dhe të fitojë një penallti, në një moment mjaft kritik të ndeshjes ndaj Apolonisë.

Pas fitores, ai foli rreth rrjetës së parë, ndeshjes së ardhshme ndaj Vllaznisë, por edhe rivalëve direkt. Dibrani shprehet se po punon fort për t’u kthyer në formën maksimale dhe për të qenë në dispozicion të Shehit me kapacitet maksimal.

“Jam i lumtur për golat, për penalltinë e fituar gjithashtu. Besoj se do të vazhdoj me këtë ritëm. Une do te vazhdoj ta kerkoj golin dhe besoj se do te shenoj edhe ndaj Vllaznise ne ndeshjen e rradhes te dielen.

Duhet te bejme shume kujdes, sidomos ndaj rivaleve tane, te cilet besoj se jane ato ekipe qe perbejne aktualisht katershen e pare, pra Egnatia, Vllaznia dhe Tirana. Sa i takon ndeshjes se rradhes, ne do te futemi ne fushe per ta fituar dhe besoj se do ia dalim”- eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/