Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkuka drejt rikthimit te Partizani? Sulmuesi takohet në zyrë me Demin

Skuka drejt rikthimit te Partizani? Sulmuesi takohet në zyrë me Demin

Xhuliano Skuka është rikthyer në Tiranë pas pushimeve të marra me klubin e Metz dhe kohët e fundit është folur edhe për një rikthim të mundshëm te Partizani.

Sulmuesi dibran nuk ka arritur të gjejë minuta në Francë dhe një rikthim i mundshëm, do t’i jepte mundësinë për të bërë më mirë.

Pasi skuadra doli kampion këtë sezon, Skuka do të marrë medaljen e tij duke qenë se ka kontribuuar në këtë titull. Në këtë mënyrë, ai ka shkuar në zyrën e presidentit Demi dhe vetë futbollisti e ka publikuar foton në profilin e tij në “Instagram”.

Trofeu dhe medalja janë në tavolinë, teksa mes sulmuesit dhe presidentit duket një marrëdhënie shumë e mirë. Tashmë, mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje në merkato.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments