Xhuliano Skuka u largua nga Metzi pas një sezoni zhgënjyes, pasi stafi teknik i klubit francez nuk i dha shumë besim.
Kështu, ai kaloi te Maribori për të provuar që të tregojë veten duke ditur edhe se liga sllovene është më e dobët se ajo franceze.
Trajneri i Mariborit e ka përfshirë menjëherë Skukën në listë për ndeshjet e Europës.
Skuadrën e Skukës e pret një ndeshje e lehtë në letër duke qenë se në Konferencë do të përballet me maltezët e Birkirkara.
Ndeshja e parë do të luhet të enjten e 13 korrikut në Maribor dhe një javë më vonë do të luhet ndeshja e kthimit në Maltë. Skuka do të jetë me skuadrën duke shpresuar që të rikthehet edhe një herë protagonist si në kohën kur luante për Partizanin.