Lulzim Bërsheni është konsideruar një nga talentet më të mëdha të Vllaznisë së viteve ’80 dhe vlerat e tij ranë në sytë e të gjithëve. Madje edhe të njëri prej emrave më të mëdhenj të futbollit të ish- futbollistëve të Jugosllavisë Dejan Saviçeviç. Dhe jo vetëm Bërsheni, por edhe Hysen Zmijani.

Madje, vetë Bërsheni në një prononcim të bërë sonte në “Sport Arena” në TV Rozafa ka zbuluar një fakt shumë interesant.
“Pas ndeshjes që zhvilluam në vitin 1986 me Buduçnostin, Dejan Saviçeviç na tha mua dhe Hysen Zmijanit se jeni lojtarë që mund të luani në çdo klub të Europës dhe prandaj do të doja të ju kisha në skuadër tek Buduçnosti.

Një gjë e tillë më kënaqi dhe në fakt bashkë me Arjan Laçjen e menduam arratisjen dhe moskthimin në Shqipëri, por pata frikë dhe i thashë Arjanit: “Mirë që po rrimë, por na kthen pastaj shteti jugosllav dhe pastaj po na varnin në mes të stadiumit”.

Si rrjedhojë u kthyem, por ajo kërkesë e Saviçeviç ndaj meje e Zmijanit për të qëndruar atje ishte një vlerësim për ne dhe veçanërisht për mua sepse isha vetëm 19 vjeç në atë kohë”.
© shkodrasport.com