Flamurtari do ta nisë sezonin e ardhshëm nga Kategoria e Parë. Pavarësisht luftës së madhe për të mbijetuar në Superiore, vlonjatët nuk ja dolën.
Ata tentuan të fitonin kundër Teutës duke qenë se barazimi nuk i shërbente për asgjë dhe pati disa momente kulminante. Ai që tërboi më shumë skuadrën e Andi Ribajt ndodhi në minutën e 93′ kur kërkuan një penallti për shkak të prekjes së topit me dorë nga ana e mbrojtësi të Teutës, Artan Jazxhi.
Lojtarët e Flamurtarit shkuan menjëherë te arbitri Eldorjan Hamiti për të kërkuar 11-metërsh, por ky i fundit nuk e konsideroi as ta shikonte episodin në VAR. Të revoltuar ishin edhe në stolin e vlonjatëve, por asgjë nuk mund të bënin kundër vendimit të kryesorit. (VIDEO) (VIDEO)


