Nëse në UEFA buron optimizëm se sezoni aktual mund të mbyllet dhe se ka shpresë që ai tjetri të nisë me tribunat e mbushura, në FIFA nuk e shohin kështu.

Drejtuesit më të lartë janë shfaqur më të përmbajtur dhe ka qenë vetë zëvendëspresidenti Viktor Montaljani, ai që ka thënë se duhej pritur më parë vendimi i organizatave ndërkombëtare para se të mendohej kthimi në fushën e lojës.

“Personalisht nuk shoh të ketë ndeshje me tifozë në vitin 2020. Kthimi në stërvitje do të ishte një mesazh i rëndësishëm, pak nga pak duhet të kthehemi te jeta normale por nëse futbolli ka bërë gjithmonë atë që ka dashur, këtë herë duhet t’u përmbahet atyre gjërave që thonë autoritetet shëndetësore dhe qeveritare.

Edhe presidenti Infantino ka qenë shumë i qartë në këtë aspekt. Sot, jeta njerëzovre vlen më shumë se futbolli. Ndërkohë, do të punojmë për t’u kthyer në normalitet, por nëse do të duhet të presim më shumë për të luajtur, do ta bëjmë një gjë të tillë”, tha ai, duke shpjeguar se linja e FIFA-s ishte ajo e sigurisë absolute para kthimit në fushë. /vipsport/