Një nga emrat e shquar të Vllaznisë së viteve ’80, pikërisht sulmuesi Ilir Kepa sot ka ditëlindjen, feston 54 vjetorin e lindjes së tij.

Në Belgjikë prej 29 vitesh, Kepa ka qenë ndër lojtarët e parë që la Shqipërinë pas ndryshimit të sistemeve dhe në fakt u largua ndoshta në kulmin e tij nga Vllaznisë, kur ende nuk i kishte mbushur 25 vjeç dhe ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Edhe sot pas shumë vitesh, vetë Kepa shprehet i lumtur për atë çfarë ka arritur në karrierën e tij me ekipin shkodran dhe për këtë ai shprehet:

“Për mua ka qenë një ëndërr e madhe, një sadisfaksion I madh veshja e fanellës së ekipit të parë të Vllaznisë. E kisha ëndërruar që në fëmijëri dhe kur mu dha kjo mundësi, kam qenë shumë I lumtur. Dhe për fatin tim të mirë, u bashkova me këtë ekip në gjysmën e dytë të viteve ’80, ndoshta në kulmin e tij, kur pjesë e Vllaznisë së atyre viteve kanë qenë emra shumë të shquar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Nëse dëshiron të veçosh dikë prej tyre, nuk mundesh, sepse lista është e gjatë”- ka thënë ai.

Pas largimit nga Shqipëria, pikërisht pas ndeshjes Francë- Shqipëri dhe Kepa ishte pjesë e kombëtares kuqezi, sulmuesi shkodrani ka luajtur me sukses edhe për Molembek në futbollin belg duke lënë gjurmë edhe atje.

Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e ditëlindjes, i uron Ilir Kepës edhe 100 vite të tjera të lumtura!
© shkodrasport.com