Duke parë kërkesat e shumta në drejtim të Marash Kumbullës, klubi i Veronës vendosi që kushdo që kërkon ta bëjë të sajin talentin shqiptar të paguajë 30 milionë euro.

Por, duke qenë se tashmë për shkak të koronavirusit edhe futbolli është duke kaluar një krizë ekonomike, pritej që vlera e mbrojtësit të ulej.

Megjithatë, nuk janë të këtij mendimi në Itali, duke bërë të ditur se për Kumbullën nuk ka pasur ndryshim të çmimit që kërkon Verona. Dihet që për futbollistin e kombëtares ka një interesim të madh nga ana e Interit, por nuk mungojnë klubet e tjera të Serisë A dhe ato jashtë Italie.

Por, është e qartë se cilido që plotëson kushtin 30 milionësh të Veronës, mund të gëzojë mbrojtësin me një të ardhme të ndritur. /VipSport/